Showbiz

Mel B flet hapur për abuzimin që ia bënte burri i saj

Ish-anëtarja e Spice Girls është duke kaluar kohë të mirë pas ndarjes nga ish i dashuri Stephen Balafonte.

Melanie Brown nuk e ka pasur problem të flasë haptas për jetën e saj. Mel pohoi se Stephen e detyroi të kenë marrëdhënie seksuale me gratë e tjera, dhe se ajo ishte filmuar dhe kërcënuar nëse do të flasë.

“Gjatë dhjetë viteve të martesës më ka droguar, abuzuar, më ka të detyruar të provoj kokainë, dhe pastaj të filmojë marrëdhëniet tona seksuale. Joshi dadon dhe pagoi për abortin e saj” ka thënë ajo.

Pas ndarjes, Mel ka nisur jetën e re dhe tani e kalon kohën e lirë me miqtë e saj. Disa ditë më parë paparacët kapën këngëtaren duke ecur dhe ajo dukej tepër bukur dhe e çliruar nga stresi, transmeton Ksp.