Camila Cabello këndon “Havana” me instrumente për fëmijë

Camila Cabello këndon “Havana” me instrumente për fëmijë

19 janar 2018 21:44

Camila Cabello ka disa muaj që është pjesë e pothuajse të gjitha emisioneve televizive në Amerikë, ku po i performon live këngët e reja, me qëllim të promovimit të albumit të saj të parë si solo artiste. Dhe secilën herë ajo ka ardhur më e veçantë se kurrë.

Por në paraqitjen e saj të fundit televizive, ajo e sjellë një performancë unike të hitit të saj “Havana”, ku në vend të instrumenteve profesionale melodia e këngës vjen nga instrumentet për fëmijë, derisa Camila e tregon vokalin e saj të fuqishëm live, transmeton emisioni Express në KTV.

Prej se është publikuar videoja e perfomancës së Camilas bashkë me ekipin e instrumentistëve të emisionit “The Tonight Show Starring Jimmy Fallon”, si dhe prezantuesin e këtij shou, videoja është klikuar pothuajse 1 milion herë brenda 24 orëve.

Kënga “Havana” është pjesë e solo albumit të parë të Cabellos. Albumi i cili u lansua më 12 janar, vjen pas largimit të këngëtares nga grupi i vajzave “Fifth Harmony” në dhjetor të vitit të kaluar.

Cabello ishte e suksesshme si pjesë e grupit "Fifth Harmony", por tashti këngëtarja po shënon suksese edhe më të mëdha si solo artiste, dhe duket se nuk e ka ndërmend të ndalet. Ajo madje po konsiderohet si një prej pop këngëtareve me zërin më të mirë në industrinë e muzikës, për momentin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme