Ekranizohet vrasja e Giani Versacet

Ekranizohet vrasja e Giani Versacet

19 janar 2018 17:57

Një projekt që ka zgjuar interesim të madh në botë është filmi disaepisodësh, “The Assasination of Giani Versace”, i cili e sjell historinë e një prej vrasjeve më të komentuara në botë, që bëri që bota e modës ta humbasë një ikonë të vërtetë.

Projekti në fjalë i përfshin gjithsej 9 episode, secili me nga një rrëfim në vete, dhe episodi i parë u transmetua dje më 17 janar, transmeton Express në KTV.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, duke u bërë një prej lajmeve më të komentuara sot në mediat e huaja. Kritikët e kanë vlerësuar realizimin, si dhe lojën e aktorëve, por kishte edhe reagime nga ana e familjarëve të disenjatorit të ndjerë, të cilët kanë thënë se ajo bazohet në histori trilluese dhe nuk e portretizojnë ngjarje reale të jetës dhe vdekjes së Gianit.

Filmi e përmban një ekip aktorësh të njohur botërorë si: Edgar Ramirez që vjen në rolin e Giani Versace, Darren Criss që e luan rolin e vrasësit Andrew Cunanan, Penelope Cruz e cila vjen në rolin e Donatella Versace dhe Ricky Martin, i cili e luan rolin e të dashurit të Gianit, Antonio D’Amico.

Episodi i radhës i cili e mban titullin “Manhunt” do të transmetohet më 24 janar në kanalin FX.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme