Showbiz

Ed Sheeren vazhdon të kryesojë top-listat

Descriptive Text

Këngëtari britanik Ed Sheeran po qëndron në majë të top-listave me albumin e tij më të ri nëpër botë.

Ai është pjesë e top-listave me disa këngë të albumit “Divide”, transmeton TV Arta.

Sheeran në vetëm tri ditët e para kishte shitur 430 mijë kopje.

Debutim të tillë ka pasur Adele vitin e kaluar.

Pozita e parë atij mund t’i merret nga kënga e filmit “Beauty and the Beast”, e kënduar nga Ariana Grande dhe John Legend, e cila që në javën e parë është radhitur e treta.