Adele vetëm për një koncert, gjysmë milion paund

Adele vetëm për një koncert, gjysmë milion paund

17 shkurt 2017 13:04

Shifrat që janë publikuar dje, tregojnë se këngëtarja 28 vjeçare Adele, është një nga interpretueset më të paguara ndonjëherë.

Ky rezultat del të jetë i saktë duke u bazuar në turin e saj të fundit botëror në vitin e kaluar, ku Adele vetëm për një natë ka fituar më shumë se gjysmë milion paund.

Ndërkaq për një shumë të pabesueshme prej 11.5 milion £, Adele ka fituar në mes tetorit të 2015 dhe prillit 2016.

Ylli i njohur Adele ka kryer tourin e saj në 107 datat e caktuara në Europë dhe Amerikë në shkur – dhjetor të vitit 2016.

comments powered by Disqus
Të ngjashme