Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Dua Lipa përsëri “mbretëresha” e suksesit

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm me këngën e fundit të publikuar.

Ylli i muzikës me famë botërore ka arritur afër 15 milionë klikime në Youtube pa mbushur ende 3 ditë me këngën “IDGAF”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Suksesi i këngëtares Dua Lipa, vjen menjëherë pas atij të këngës “New Rule”, falë së cilës ylli me famë ndërkombëtare ka kryesuar Brit Awards këtë vit, me 5 nominime, përfshirë edhe albumin më të mirë.

Video e saj “New Rules” ka marrë mbi 900 milionë klikime në Youtube, duke u nominuar kështu edhe kënga më e mirë dhe artisja më e suksesshme në Britani.

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, arriti të mundtë edhe Ed Sheeran me 4 nominime ndërsa J Hus dhe Rag’n’Bone Man kanë tre.