Showbiz

Cruise incizohet duke bërë xhirimet e filmit “Mission: Impossible 6”

Tom Cruise është parë duke bërë xhirimet e filmit të ri “Mission: Impossible 6” në Londër gjatë ditës së djeshme, raporton NME.

Ky film pritet që ta ketë premierën më 27 korrik, dhe përveç Cruiset luajnë edhe Vanessa Kirby, Rebecca Ferguson, e Henry Cavill, transmeton Koha.net.

Ai është parë duke xhiruar në urën Blackfriars, përderisa janë kapur edhe pamje se si janë bërë xhirimet.

Në verën e kaluar Cruise kishte lënduar kyçin e këmbës, gjë që kishte ndaluar prodhimin e filmit, dhe këto janë xhirimet e para të tij që nga lëndimi.