Dua Lipa me 5 nominime në Brit Awards

Dua Lipa me 5 nominime në Brit Awards

13 janar 2018 21:25

Dua Lipa po vazhdon të korrë suksese të mëdha në botën e muzikës, përkundër që në fillim të karrierës së saj.

Pas shumë çmimeve të fituara, ajo është në garë edhe për pesë çmime të Brit Awards, transmeton Koha.net. Ajo është më e nominuara, duke lënë kështu prapa yjet si Ed Sheeran, që është nominuar në katër kategori, përderisa me nga tre nominime janë J Hus dhe Rag’n’Bone Man.

Ajo sot është nominuar në pesë kategori: Për albumin e vitit në Britani, artistja depërtuese në Britani, këngëtarja më e mirë britanike, singli më i mirë britanik, dhe video më e mirë në Britani.

Dje ajo lansoi videoklipin “IDGAF”, dhe ka marrë mbi 7 milionë klikime në YouTube.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme