Eliza Dushku pranon se si 12-vjeçare u ngacmua seksualisht në xhirimet e filmit

Eliza Dushku pranon se si 12-vjeçare u ngacmua seksualisht në xhirimet e filmit

13 janar 2018 11:21

Aktorja shqiptare me famë botërore, Eliza Dushku, në një postim në Facebook, ka pranuar se është ngacmuar seksualisht nga një anëtar i ekipit të një filmi.

Dushku ka thënë se u ngacmua seksualisht kur ishte 12-vjeç derisa po xhironte filmin “True Lies”. Ajo ka bërë të ditur se është ngacmuar seksualisht nga Joel Kramer, njëri prej koordinatorëve më të njohur për skenat e rrezikshme në Hollywood.

“Që prej asaj kohe e kam pasur të vështirë se si dhe kur ta bëj publike këtë, nëse do ta bëja. Në atë kohë, për këtë u kam treguar prindërve, dy shokëve dhe njërit prej vëllezërve të mi. Askush nuk ishte i gatshëm që të përballej me këtë tabu atëherë, as unë nuk isha”, ka shkruar Eliza Dushku.

“U jam mirënjohëse grave dhe burrave që kanë treguar [për ngacmimet] në muajt e fundit. Lista e rritur e viktimave të abuzimeve dhe ngacmimeve seksuale, që kanë folur të vërtetën, më në fund më kanë bërë të fortë që të flas për këtë. Ka qenë sfiduese për mua që ta mbajë këtë gjë për gjatë tërë këtyre viteve”, ka shtuar aktorja, transmeton Koha.net.

“25 vjet më vonë, e mbaj mend saktësisht sesi Joel Kramer më bëri të ndjehem e veçantë, se si krijoi besimin tek unë dhe prindërit e mi, duke u kujdesur për mua; më kujtohet saktësisht se si më joshi për në dhomën e hotelit në Miami duke u premtuar prindërve të mi se do të më dërgonte për not në një nga pishinat e hotelit. Më kujtohet edhe sushi që hëngrëm pastaj. Më kujtohet sesi mbylli perdet dhe fiku dritat; sesi e bëri të ftohtë dhomën me kondicioner që të kisha ftohtë. Më vendosi në një nga krevatet e dhomës, më kujtohet se çfarë filmi luhej në televizor [Coneheads], sesi u zhduk në banjodhe doli, i zhveshur, kishte vetëm një peshqir në mesin e trupit. Më kujtohet se unë kisha të veshur [xhins të shkurt e të bardhë]. Më kujtohet se si u shtri afër meje, më mbërtheu me trupin e tij gjigant dhe më preku në tërë trupin dhe më tha: ‘Nuk do të flesh sonte moj e ëmbël, mos u shtir se po fle’ dhe vazhdonte të më prekte. Kur ‘përfundoi’ më këshilloi: ‘mendoj se duhet të jemi të kujdesshëm...’” [të mos i tregojmë askujt] . Isha 12-vjeçare, ai ishte 36-vjeçar”, ka treguar aktorja shqiptare.

“Më kujtohet se si më shikoi taksisti përmes pasqyrës kur Joel Kramer më uli në prehër dhe më përkëdhelte përsëri; sesi sytë e mi kurrë nuk u larguan nga sytë e taksistit përgjatë udhëtimit mbi urën e Miamit e deri tek hoteli im e i prindërve. Më kujtohet se si Joel Kramer u ftoh me mua pas disa javësh”.

Në postimin e gjatë të shkruar në gjuhën angleze, Eliza Dushku ka treguar për keqtrajtimet tjera që Kramer ia kishte bërë pas refuzimit të saj.

“Kur flasin njerëzit çdo tregim që e lexoj, më forcon. Duke ndarë këto fjalë dhe duke bërë publike emrin e abuzuesit tim, më jep qetësi”, ka shkruar ajo në fund të këtij postimi.

Image
Joel Kramer gjatë xhirimeve të nji filmi

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme