Showbiz

Danny Boy rikthehet me diss

Reperi i njohur vendas Danny Boy, ka bërë rikthimin e tij në skenën e rap hip-hopit vendas duke promovuar ekskluzivisht në emisionin “Express” të KTV-së videoklipin e projektit të tij më të ri.

prej pesëmbëdhjetë vjetësh të cilën e pati me muzikën rap, ai deklaroi ta ketë shfrytëzuar për t’iu përkushtuar familjes së tij, ndërkohë këngën të cilën e ka titulluar “Fjala hip-hop 2”, e cilësoi të jetë si “diss” i sofistikuar nga ana e tij.

Ishte miku i tij, reperi Genc Prelvukaj, ai i cili e ka motivuar për t’iu rikthyer edhe një herë skenës muzikore.

Danny Boy, tutje theksoi se “Fjal hip-hop 2”, ka një porosi për reperët vendas, teksa shtoi se për disa prej tyre ka respekt për faktin se sipas tij, ata e kanë bërë Kosovën kampion të Ballkanit në rrymën muzikore që prejardhjen e ka nga New York-u.

Duke folur rreth realizimit të këngës, reperi Danny Boy, në këtë interviste tha se rap-i shqiptar viteve të fundit ka lëvizur paralel me atë amerikan.

Konkretisht ai shtoi se nuk ka plane për projekti e radhës, mirëpo tha se nuk do t’i shmang këngët bashkëpunuese.

Për më shumë detaje nga rikthimi i Danny Boy në arenën e rap muzikës, ndiqeni intervistën me të në linkun e mëposhtëm.