Tentativat e këngëtarëve shqiptarë për depërtim në tregun ndërkombëtar

12 janar 2018 14:11

Më shumë se kurrë, sot duket se janë të hapura rrugët për ata që kanë talent, vullnet e dëshirë për të punuar, e edhe para, sidomos për një biznes siç është muzika.

Një gjë të tillë këngëtarët tanë e kanë kuptuar mirë dhe tentativat e tyre për të shkuar më larg se kufijtë shqipfolës, janë të shumta dhe secili po mundohet me forcat e veta.

“Po eci me hapa të sigurt”, thotë Mentor Haziri një prej këngëtarëve i cili tash e disa vite po punon për tregun e huaj. Ai thotë se është optimist se do të ‘shpërthejë’ dhe për këtë po punon shumë në Irlandë. Madje, ky do të jetë viti kur projektet e reja do të vijnë, meqë është duke punuar edhe për album.

hap të mirë drejt këtij synimi e bëri këngëtarja Era Istrefi me hitin e saj, “Bonbon”, e cila nga Kosova arriti të dëgjohej gjithandej, të bëhej një emër i njohur dhe të ketë performanca nëpër emisione të njohura, dhe jo vetëm.

Por, sot duket se ka ngecur diku. Erdhën këngë të tjera, mirëpo pa ndonjë sukses.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme