Showbiz

Rikthimi i fuqishëm i Rita Orës

Descriptive Text

Rita Ora është kthyer zyrtarisht.

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka siguruar dy pozita në Top 10 të javës në top-listën zyrtare në Britani, duke kompletuar një rikthim të madh pas disa viteve me turbulenca.

Këngët në fjalë janë “Anywhere” dhe bashkëpunimi “For You” të cilin e solli me Liam Paynen.

Por si arriti Rita Ora të kthehej suksesshëm në karrierë? Ajo debutoi me “Hot Right Now” që udhëhoqi në vitin 2012 top-listën britanike. Asaj iu deshën tre muaj për të sjellë projektin “R.I.P” në muajin maj dhe “How We Do” që doli në gusht. Albumi i parë “Ora” u lansua më 1 nëntor.

Kampanja për albumin e dytë nisi në verën e vitit 2014, me producent, atë kohë të dashurin e saj Calvin Harris. Ajo fitoi katër herë pozitën e parë në top-listë, transmeton Koha.net.

Por gjërat befasisht nisën të ndryshojnë. Romanca e saj me Harrisin përfundoi dhe asaj iu hoqën shumica e këngëve që ishin produkt i DJ-it.

Më 2015, Rita akuzoi labelin e saj, Roc Nation të Jay-Z, duke thënë se nuk ishte më prioritet i kompanisë dhe kërkoi të lirohej nga kontrata.

Roc Nation iu kthye me akuzë duke thënë se Rita nuk ka punuar mjaft për albume. Beteja me labelin ia pamundësoi lansimin e albumit.

Gjatë vitit 2016 ajo u largua nga muzika duke hyrë në skenën e filmave me paraqitjen në filmin “Fifty Shades”. Ajo nisi me udhëheqjen e emisioneve televizive dhe paraqitjeve në “The Voice” e “X Factor”.

Në pjesën e dytë të vitit 2016, u njoftua se Rita Ora ka nënshkruar kontratë me “Atlantic Records”, shtëpia e Bruno Marsit e Ed Sheeranit. Bashkimi me ta i solli dominimin në tregun muzikor më 2017.

Që nga ajo kohë, hitet e Rita Orës po shtohen. Në vitin 2017 ajo solli “Lonely Together” me Aviciin me të cilën arriti majën e top-listës.

Pasi pati një vit të suksesshëm, Rita pritet të sjellë albumin e dytë në fillim të 2018-s, gati pesë vjet pas albumit të parë.

Pritet bashkëpunimi me Bebe Rexhën dhe Charli XCX në këngën “Girls”, ndërsa ka shenja se ajo do të sjellë disa hite gjatë vitit.