Shakira, artistja më e klikuar në Youtube

Shakira, artistja më e klikuar në Youtube

10 janar 2018 15:30

Viti 2017 ka qenë viti i sukseseve për shumë këngëtarë në mbarë botën, hitet e të cilëve kanë pushtuar top listat muzikore.

Por duket se artistja që ka arritur më shumë sukses është Shakira, e cila ka lënë pas me klikime në Youtube koleget e saj.

Ka qenë vetë këngëtarja e cila nëpërmjet një postimi në Instagram e ka bërë më dije këtë duke shprehur emocionet e saj: “Çfarë mënyre e mirë për ta filluar vitin e ri, duke e ditur se e gjithë kjo vjen nga mbështetja e jashtëzakonshme që më keni dhënë! Ju dua kaq shumë”, transmeton tch.

Kujtojmë se dy këngët e publikuara nga këngëtarja përgjatë vitit 2017, “Me Enomore” dhe “Perro Fiel”, kanë arritur shifra rekord klikimesh në Youtube.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme