Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Fejohet aktorja Paltrow

Aktorja Gwyneth Paltrow, të hënën më 8 janar, e bëri të ditur lajmin se është fejuar me producentin televiziv Brad Falchuk, duke thënë se ka vendosur t’ia japë martesës edhe një shans.

45-vjeçarja Paltrow, e cila gjithnjë e ka përshkruar shkurorëzimin e saj nga bashkëshorti Chris Martin si ndarje në kushte shoqërore, e konfirmoi lajmin e fejesës në një intervistë ekskluzive për numrin e fundit të revistës së saj “Goop”, transmeton emisioni “Express” në KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Paltrow dhe Falchuk kanë dy vjet që janë në lidhje dashurie. Falchuk ishte bashkëkrijues i serisë së njohur të vitit 2009 “Glee”, së bashku me Ryan Murphy-n, ku edhe është takuar për herë të parë me aktoren e njohur Hollywoodiane. Ai poashtu gjendet prapa suksesit të serive të famshme televizive si "American Horror Story" dhe "Scream Queens."