Showbiz

Gigi Hadid në një ditë të ftohtë në New York

Geta të zeza e të trasha, komioshe poshtë gjurit, pulovër të trashë dhe atlete, është veshja që supermodelja e momentit, Gigi Hadid, ka preferuar të veshë në një ditë të ftohtë në New York, ku termometri shënon disa gradë minus.

Gjithashtu në veshjen e supermodeles nuk kanë munguar as aksesorët, të cilët janë kombinuar me një rrip metalik rreth belit. Për të mos ndjerë temperatura të ulëta, tipike të stinës së dimrit, Gigi Hadid, gjithashtu ka veshur edhe një xhup të bardhë me pellush të madh, transmeton tch. Me këtë veshje me mjaft stil, Gigi ka preferuar që flokët e saj bjondë ti lidhë bisht.

Edhe në këtë stil të veshuri, supermodelja duket fantastike.

Ky stil i supermodeles pritet që të shndërrohet në tendencë mode për miliona vajza në mbarë botën.

{gallery}