Britania dëgjoi muzikë në shifra rekorde, Dua Lipa në mesin e tyre

Britania dëgjoi muzikë në shifra rekorde, Dua Lipa në mesin e tyre

03 janar 2018 20:37

Britania dëgjoi muzikë në shifra rekorde, Dua Lipa në mesin e tyre

Fansat e muzikës në Britani të Madhe më shumë se kurrë më parë kanë dëgjuar muzikë online gjatë 2017, në total 68.1 miliardë klikime të këngëve, raporton BBC.

Në mesin e yjeve të rinj që u klikuan mjaft shumë ishte edhe ylli shqiptar, Dua Lipa, që së bashku me Stormzy, Harry Styles dhe J Hus arritën mbi 100 mijë shitje të albumit, transmeton Koha.net.

Për shitje më të madhe të albumit dhe transmetimit të këngëve prin ylli Ed Sheeran, që pati katër nga top 10 hitet më të mëdha në botë.

Albumi i parë i Dua Lipës ishte në top 50 edhe të “Billboard”, që e renditi në vendin e 43.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme