Hospitalizohet Sylvester Stallone

Hospitalizohet Sylvester Stallone

03 janar 2018 14:18

Aktori Sylvester Stallone është hospitalizuar pas tensionit të lartë, marramendjes dhe përshpejtimit të punës së zemrës.

Ai aktualisht ndodhet në spitalin në Los Anxhelos.

“Është pranuar për shkak të analizave, të cilat mjekët dëshirojnë t’i kryejnë”, tha një burim i afërt për Radar Online.

“Nuk ka të bëjë me stresin. Mjekët thjesht dëshirojnë të konfirmojnë se aktori ndihet mirë”, shtoi burimi.

Ndryshe, fundi i vitit të kaluar nuk ishte aspak i lehtë për aktorin e njohur. Në fakt, ai është përmendur në raportin policor të nëntorit, në të cilin thuhet se ka dhunuar një femër në vitin 1990, transmeton ksp.

Aktori ka hedhur poshtë akuzat.

“Kjo nuk ka ndodhur asnjëherë”, tha ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme