Swift mbretëreshë e shitjes së biletave

Swift mbretëreshë e shitjes së biletave

03 janar 2018 10:22

Reputacioni i Taylor Swiftit si më e suksesshmja në shitjen e biletave mbetet i paprekur.

28-vjeçarja ka treguar sukses në turneun e saj të ardhshëm pasi burime brenda Billboardit kanë thënë se këngëtarja ka siguruar më shumë se 180 milionë dollarë nga shitja e biletave që në javën e parë.

Ky raport vjen vetëm pak kohë pasi New York Post njoftoi se turneu i saj është “katastrofë” dhe se “shitjet e biletave kanë qenë zhgënjim i madh” shkaku i çmimit të lartë sesa turnetë e saj të kaluar, transmeton Koha.net.

Biletat për turneun që do të ketë 33 koncerte dhe që fillon më 8 maj në Arizona dhe përfundon më 6 tetor në Texas, dolën në shitje më 13 dhjetor. Çmimet e një bilete kanë filluar nga 500 dollarë deri te ato VIP rreth 1500 dollarë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme