“Bonbon” e Era Istrefit arrin gjysmë miliardë shikime

“Bonbon” e Era Istrefit arrin gjysmë miliardë shikime

01 janar 2018 11:48

Këngëtarja nga Kosova, Era Istrefi, është bërë e famshme në mbarë botën me këngën e saj “Bonbon” e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm.

Tani, duket se “Bonbon”, edhe pse pas një viti që nga publikimi, po vazhdon të ketë sukses, transmeton Koha.net. Kjo këngë e Erës ka arritur gjysmë miliardë shikime, më saktësisht ka arritur shifrën mbi 501 milionë shikime.

Këtë lajm e ka shpërndarë për fansat vetë këngëtarja përmes një postimi në Instagram.

“Bonbon arriti gjysmë miliardë shikime. Edhe me deke so tu ma ni, ama viti i ardhshëm do të ‘kallet’”, ka shkruar Istrefi në Instagram.

 

 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme