Aktorët më të paguar për 2017-ën

Aktorët më të paguar për 2017-ën

30 dhjetor 2017 18:45

Vin Diesel është aktori me të ardhurat më të mëdha për vitin 2017 sipas Forbes.

Filmat në të cilat ai ka luajtur kanë grumbulluar 1.6 miliard dollar, ndërsa 1.2 miliard dollar i solli filmi “The Fate of the Furious”, transmeton Koha.net.

Vendin e dytë të kësaj liste e zuri aktori Dwayne Johnson ku filmat e tij siguruan fitime prej 1.5 miliard dollarë, ndërsa ylli i ‘Harry Potterit’, Emma Ëatson u rendit e katërta me 1.3 miliard dollar.

Johnny Depp dhe Daisy Ridley u renditën në vendin e pestë dhe gjashtë me 1.1 miliard dollar dhe 1.08 miliard dollar respektivisht. Shifrat janë llogaritur duke së bashku me shitjet globale të biletave të filmave të mëdhenj nga janari deri më 26 dhjetor 2017.

Tom Holland me filmin “Spider-Man: Homecoming” grumbulloi 888 milionë dollarë.

Top 10 aktorët me të ardhurat më të mëdha në filmat e tyre janë:

1. Vin Diesel (1.6 miliard dollar)

2. Dwayne Johnson (1.5 miliard dollar)

3. Gal Gadot (1.4 miliard dollar)

4. Emma Watson (1.3 miliard dollar)

5. Johnny Depp (1.1 miliard dollar)

6. Daisy Ridley (1.08 miliard dollar)

7. Tom Holland (888 milionë dollarë)

8. Chris Pratt (864 milionë dollarë)

9. Chris Hemsworth (845 milionë dollarë)

10. John Boyega (815 milionë dollarë).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme