“U2” me turneun më fitimprurës

“U2” me turneun më fitimprurës

29 dhjetor 2017 21:06

Bendi e kryeson listën e vitit 2017.

Rok bendi veteran, U2 po e kryeson listën e muzikantëve që kanë fituar më së shumti të holla me turneun e tyre gjatë vitit 2017, derisa dy prej artisteve më të pëlqyera femra, Celine Dion dhe Lady Gaga, nuk arritën të hyjnë as në top dhjetëshen e kësaj liste të përvitshme, transmeton Express i KTV-së.

Bendi Irlandez, U2 i ka fituar 316 milion dollar nga turneu i tyre “Joshua Tree” që e shënonte 30 vjetorin e themelimit të grupit, si dhe i përfshiu gjithsej 50 koncerte. Pas tyre renditet rok bendi “Guns N' Roses” me 292.5 milion dollar të fituara. Ndërsa grupi Britanik i muzikës rok “Coldplay”, pozicionohet në vendin e tretë me 238 milion dollar.

Në vendin e njëmbëdhjetë të kësaj liste, gjendet Celine Dion, e cila njihet si një prej artisteve më të pëlqyera femra, me 101.2 milion dollar të fituara nga turneu i saj i fundit. Ndërsa Lady Gaga me turneun “Joanne”, vjen në pozitën e 15 të kësaj liste, falë 85.7 milion dollarëve të fituara nga shitja e biletave nëpër koncerte.

20 turnetë më fitimprurëse të vitit 2017, më total i kanë arkëtuar 2.66 miliard dollar, që konsiderohet shumë rekord krahasuar me vitin e kaluar.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme