Showbiz

Zendaya thotë se gjithmonë i është shqiptuar emri gabim

Descriptive Text

Aktorja dhe këngëtarja amerikane Zendaya tregon se emri i saj, i cili është mjaft i veçantë, gjithmonë i është shqiptuar gabimisht nga shumica e njerëzve.

Aktorja 20 vjeçare ka treguar për Huffington Post se shpesh ka dëgjuar emrin e saj nëpër media të ndryshme të shqiptohet gabimisht dhe këtë gjë ka vendosur ta zgjedh një herë e mirë, duke folur vet për këtë çështje, transmeton kp.

“Jam këtu t’ju shpjegojë një herë dhe për të gjithë”, ka thënë ajo.

“Emri im nuk është siç e kanë shqiptuar të gjithë Zendaia , emri im është Zendeia. Emri im është gjysmë i vërtetë dhe gjysmë i sajur dhe teknikisht nuk ka ndonjë kuptim të caktuar”, ka shpjeguar aktorja.

Zendaya është ndër aktoret e reja më të pëlqyera dhe premtuese për momentin.

Image

Image