Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa ka përfunduar me sukses turneun e parë të saj në Amerikë, ndërsa thotë se kjo ishte një ëndërr e bërë realitet.
Turneun e saj në Amerikë ajo e mbylli me koncertin në San Francisco, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka falënderuar fansat dhe stafin dhe bendin për mbështetjen e dhënë.
“San Francisco ishe plotësisht një ëndërr. Koncerti im i fundit në turneun tim të parë. Faleminderit që e keni bërë kaq special. Çdo natë ka qenë një ëndërr e bërë realitet dhe jam shumë mirënjohëse për dashurinë dhe mbështetjen. Ekipi dhe bendi im kanë qenë më të mirët gjithashtu pasi turneu me autobus ishte ndjenjë si në shtëpi. Dhe fansave që kanë qëndruar pa marr parasysh kohës, ju dua. Faleminderit sërish dhe së shpejti do të shihemi përsëri”, ka shkruar Dua Lipa në rrjetet sociale.