Showbiz

Tapet i kuq në Riad për John Travolta

Descriptive Text

Riad, 15 dhjetor - Ylli i kinematografisë hollivudiane, John Travolta mbërriti sot në Arabinë Saudite për të zhvilluar vizitën tij të parë dyditore në mbretërinë konservatore, transmeton ATSH raportimin e DPA-së.

Vizita e Travoltës përkon me hapjen kinemave në vend, për herë të parë pas disa dekadash, një vendim i shpallur nga autoritetet saudite rreth një muaj më parë.

Vendimi për të ofruar më shumë argëtime ndërkombëtare në vend është pjesë e planit të mbretërisë i quajtur ndryshe ”Plani i vizionit 2030” , i iniciuar nga princi ambicioz i kurorës, Mohammed, në një përpjekje për t’u hapur rrugë investimeve në vend dhe për të rritur ekonominë që varet nga lënda e naftës.

Gazeta saudite online “Sabq” publikoi një foto që shfaqte aktorin e njohur amerikan, John Travolta, 63 vjeç, duke pirë një kafe tradicionale vendase pas mbërritjes në vend.

Sot në mbrëmje, Travolta do të zhvillojë një intervistë të hapur me publikun, në kryeqytetin Riad mbi famën dhe jetën e tij artistike “, sipas një njoftimi të medias saudite.

Gjithashtu, ylli i kinematografisë hollivudiane do të vizitojë monumentet e qytetit.