Showbiz

Aniston paguan trajneren personale 43 mijë dollarë në javë

Descriptive Text

Aktorja Jennifer Aniston, e cila ishte në vëmendje të madhe gjatë ndarjes së sivjetme të çmimit Oscar, por edhe në revistën e njohur Vanity Fair pas ndarjes së shpërblimeve për filmat më prestigjioz botëror, është njëra nga fatlumet e cila iu bën ballë vite.

Kjo më së miri mund të shihet në fytyrën dhe trupin e saj, pasi ka që dy dekada që ajo duket mjaft e re.

Përveç ushtrimeve të rregullta, aktorja 48-vjeçare shpesh shkon edhe në masazh dhe ka kujdes të madh me ushqime, ndërsa shumë para shpenzon edhe në trajtime të veçanta për të mbajtur pamjen e një bukurosheje të re.

Frizura e saj e njohur dhe flokët vlejnë 9200 dollarë, pasi çdo gjashtë javë i ndan për ngjyrë dhe ndryshime në flokun e saj, ndërsa për mbajtjen e tenit shpenzon 1300 dollarë në vit.

Image

Revista InStyle ka verifikuar se aktorja pëlqen trajtimin me laser për fytyrë, e cila ia mban lëkurën të shtrënguar. Kombinimi i trajtimit për fytyrë një herë në muaj kushton hiq më pak se 31 mijë dollarë, transmeton KP.

Aktorja pëlqen pudrën Armani që kushton rreth 64 dollarë, ndërsa për rezerva të make-up shpenzon rreth 600 dollarë.

Për të pasur një trup të bukur dhe të hollë aktorja shpenzon 43 mijë dollarë në javë, një pjesë e së cilës shkon për trajneren e saj personale Mandy Ingber.