Showbiz

Aktorja e Bollywoodit thotë se është ngacmuar nga një burrë gjatë fluturimit

Descriptive Text

Zaira Wasim, 17 vjeçare, aktore e njohur në Bollywood, thotë të jetë ngacmuar në aeroplan gjatë fluturimit nga Delhi në Mumbai.

Ka thënë se gjatë kohës kur ajo ishte në gjumë, një burrë pranë saj, e kishte prekur në këmbë dhe thotë se për 15 minuta ai vazhdimisht e kishte fërkuar këmbën e tij me të saj, madje i kishte prekur edhe qafën, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Ajo thotë se ka provuar që ta filmojë këtë por se në aeroplan ishte shumë errësirë.

Policia ka njoftuar se kanë arrestuar një të dyshuar indian por megjithatë identiteti i tij nuk është zbuluar.