Showbiz

“Shqiptarët nëpër botë” shkon në New York tek aktori Granit Lahu

Këtë javë në rubrikën “Shqiptarët nëpër botë” të emisionit Express të KTV-së, u ndalëm në New York.

Granit Lahu me prejardhje nga Prishtina i lindur dhe rritur në New York ka përfunduar studimet e shkencave kompjuterike, mirëpo gjithmonë pasion e ka pasur aktrimin.

Ai për KTV-në ka treguar se babai i tij gjatë pushimeve në Kosovë kishte blerë një çifteli për ta mbajtur të varur në shtëpi në Amerikë.

Aktori i ri, nga kureshtja, kishte marrë çiftelinë dhe mësoi t'i binte.

Gjithashtu, ai ka ekzekutuar edhe një melodi për KTV-në.