Showbiz

Selena Gomez i kthehet dashurisë së vjetër

Descriptive Text

Selena Gomez publikisht ka pranuar se i është kthyer dashurisë së parë, këngëtarit Justin Bieber.

Këngëtarja 25-vjeçare dhe reperi i njohur The Weekend kohë më parë konfirmuan edhe zyrtarisht se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

“Unë dhe The Weekend ende jemi miq”, ka deklaruar ajo.

Por, mediat raportojnë se fajtor kryesor për ndarjen e tyre është Justin Bieber, dashuria e parë e Selenës.

Pas ndarjes, Selena përfundimisht ka konfirmuar se serish është në lidhje me këngëtarin 23-vjeçar Justin Bieber duke thënë se ai, pavarësisht të gjithave, është pjesë e jetës së saj, transmeton KP.

Selena dhe Bieber kanë qenë në lidhje më herët, në vitin 2010.