Yje muzikore në albumin e ri të Eminemit

Yje muzikore në albumin e ri të Eminemit

06 dhjetor 2017 09:33

Eminemi ka bërë publike listën e këngëve të albumit të tij “Revival”, i cili pritet të përmbajë edhe disa bashkëpunime.

Në albumin e ri mysafirë janë Ed Sheeran, Pink, Alicia Keys, Kehlani ndërsa deri më tani është publikuar vetëm bashkëpunimi me Beyoncen për këngën “Walk on Water.

Këngëtarja Pink ia ktheu borxhin Eminemit për paraqitjen e tij në këngën e saj “Revenge” të albumit “Beautiful Trauma”.

“Revival” është albumi i parë i Eminemit që prej vitit 2013 kur lansoi albumin “Marshall Mathers LP 2”.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme