Showbiz

Dua Lipa lë prapa yjet botërore, bëhet këngëtarja më e dëgjuar në Britani të Madhe

Descriptive Text

Dua Lipa është këngëtarja më e dëgjuar në platformën “Spotify” në Britani të Madhe për vitin 2017.

Këngëtarja kosovare me hitin “New Rules” është dëgjuar përmes kësaj platforme 464 milionë herë.

Ajo po ashtu pati edhe 453 milionë dëgjime të këngës “Scared To Be Lonely”, shkruan BBC, transmeton Koha.net.

Lipa ka lënë prapa në top-pesëshen e këngëtareve më të dëgjuara në Britani të Madhe yjet botërore si Rihanna, Taylor Swift e Beyonce.

Kjo është top-pesëshja më e dëgjuar në “Spotify” në Britani të Madhe:

  1. Dua Lipa
  2. Rihanna (pictured)
  3. Ariana Grande
  4. Taylor Swift
  5. Beyonce