Showbiz

Aktorja ia huq veshjes

Descriptive Text

Ylli i filmit “Requiem for a Dream”, Jennifer Connelly, konsiderohet njëra nga zonjat që vishen më së miri në botën e Hollywoodit.

Por, paraqitja e saj e fundit është vlerësuar si tepër e keqe dhe gjithë kësaj i kontribuoi një fustan i pazakonshëm.

Connelly është paraqitur në darkën elegante të organizuar për nder të drejtorit të shtëpisë kreative të modës, Louis Vuitton.

Me këtë rast, aktorja amerikane zgjodhi të veshë një fustan nga koleksioni më i ri i këtij brendi, por ky doli të jetë një vendim i gabuar, transmeton KosovaPress.

Edhe pse sjellja e saj prej një dame ishte në nivel, Jennifer megjithatë mori komente negative për këtë edicion.

Fajtor i gjithë kësaj është fustani që nuk i është përgjigjur aspak aktores së bukur, por as evenimentit elegant.

Shumë prej fansave të aktores thanë se ky ishte fustani më i keq që kanë parë deri më tash.

{gallery}