Showbiz

“Plepi” flet për largimin nga “O Sa Mirë”

Seriali më i popullarizuar në vend “O sa mirë” së fundi ka pësuar disa ndryshime në kastën e aktorëve. Nga kjo seri komike është larguar aktorja Erblina Ajazi, e cila luante rolin e Ganimetës apo siç e quanin ndryshe “Plepi”.

Erblina, për emisionin “Express,” tregoi fillimisht se si është integruar në “O sa mirë”, e deri te dorëheqja e saj nga shtëpia, ku thotë të këtë kujtime që do t’i mbesin gjatë në memorie.

Erblina ishte pjesë e episodeve të sezonit më të ri të “O sa mirë”, ndërsa fokusin më të madh ajo e mori te shikuesit nga përballja e saj me Fukën.

Pas kësaj eksperience në serial, thotë se do të vazhdojë të merret me profesionin e gazetarisë dhe nëse mbërrin ndonjë ofertë në adresën e saj për t’u paraqitur në film apo seria, nuk do ta refuzonte.