Showbiz

Bebe Rexha kërkon përkrahje për hitin e fundit të Rita Orës

Këngëtarja Bebe Rexha ka kërkuar përkrahje nga fansat e saj që këngëtaren tjetër kosovare, Rita Ora, ta çojnë në pozitën e parë të top-listës zyrtare në Britani të Madhe.

“Anywhere” e Rita Orës, e lansuar muajin e shkuar, është në vendin e dytë të top-listës zyrtare pas Camila Cabello dhe Young Thug me “Havana”.

“Rita Ora është gati në numrin 1 në Britani të Madhe. Përkrahni Anywhere”, ka shkruar ajo në Instagram.

Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore së shpejti pritet të sjellin një bashkëpunim.

 

My girl @Ritaora Almost #1 record in the UK. #AnyWhere Support!!! ??

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on