Megjithëse Rita ftohi vezoret, planifikon familje të madhe

Megjithëse Rita ftohi vezoret, planifikon familje të madhe

22 nëntor 2017 08:41

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora ka bërë të ditur se shumë vjet më parë ka “ftohur vezoret” që të ketë mundësi për të bërë fëmijë.

Në një paraqitje për emisionin australian “Sunrise”, 26-vjeçarja ka folur për dëshirën e saj që të ketë familje dhe këtë plan ajo e kishte nisur në fillim të njëzetave kur ajo kishte ftohur vezoret.

“Si një 27-vjeçare, mendova për këtë periudhë kur isha në fillim të njëzetave, mendova për fëmijë”, ka thënë Rita Ora gjatë emisionit, transmeton Koha.net.

“Ndoshta jam hipokondriake, por gjithmonë kam dashur familje të madhe dhe doktori më tha: ‘Mendoj se duhet të ftohësh vezoret’ kur unë isha në fillim të njëzetave. Kjo është ajo që më tha ai”, ka shtuar ajo.

David Koch, moderator i emisionit, e pyeti nëse kjo është pyetje e pazakontë për një doktor, por Rita Ora ka thënë se doktori është për një kohë të gjatë me familjen e saj.

“E di, por ai është doktor i familjes sime për një kohë të gjatë dhe më tha se jam e shëndetshme dhe se do të ishte gjë e mirë, pse të mos i ftohni dhe të mos brengoseni për këtë gjë përsëri. Mendoj se varet nga besimi i njerëzve dhe unë jam një besimtare e madhe në përdorimin e gjërave që kemi për të arritur atë që duam”.

“Kurrë më parë nuk e kam thënë [nuk kam treguar se kam ftohur vezoret] në një televizion. Jam 26-vjeçare, por doja të isha e sigurt. Ndoshta tregon se jam pak e çmendur”, ka shtuar ajo.

Rita Ora javën e kaluar mori vëmendje të madhe kur befasoi jurinë e “The Voice of Germany” duke u shfaqur si një kandidate.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme