Showbiz

Taylor Swift së shpejti sjell shërbimin e vet për muzikë online

Descriptive Text

Këngëtarja e famshme Taylor Swift i ka dhënë fund luftës me Spotify dhe shërbimeve të tjera të ngjashme për honoraret dhe duket se dëshiron të bëhet mjeshtër i fatit të saj duke filluar vetë shërbimin e saj për muzikë online.

Taylor ka paraqitur disa dokumente të cilat i japin të drejtën për krijuar uebsajtin e saj “i cili do të shfaqë përmbajtje multi-mediatike të pa shkarkueshme në natyrën e audio regjistrimeve”, transmeton Koha.net. Tingëllon si një shërbim për muzikë online, i ngjashëm sikur Spotify. Ajo dëshiron që uebsajtin ta quaj “Swifties”.

Në bazë të dokumenteve të paraqitura, duket se këngëtarja do të shkojë përtej shërbimit për muzikë online, raporton TMZ.

Ajo është duke kërkuar që të lansojë një linjë të produkteve të muzikës, duke përfshirë kitarat dhe pjesët tjera që janë të nevojshme për kitarë, si dhe shkopinjtë e baterisë. Po ashtu, ajo planifikon që të organizojë kampet edukative dhe kurset online vetë-udhëzuese.