Showbiz

Rita Ora në “The Voice Of Germany”

Rita Ora ka performuar në “The Voice of Germany” me këngën e saj “Your Song”.

4 anëtarët e jurisë, me të dëgjuar zërin e Orës kthehen me karrige, por ata nuk ishin në dijeni që po performonte Rita Ora në skenë, transmeton Koha.net.

Pas përfundimit të këngës, juria fillon shakatë me pyetjet si; “Si quhesh dhe nga cili vend vjen”.

Rita Ora fillon të prezantohet duke qeshur, ndërkaq ka thënë se gjithmonë kur gjendet në skenë për të performuar një këngë, ka adrenalinë dhe emocione.