Showbiz

Bebe Rexha nesër lanson këngë të re

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, nuk ndalet.

Ajo përmes një postimi në Instagram ka paralajmëruar se nesër, e enjte, do të lansojë këngën e re, transmeton Koha.net. Po ashtu, ajo ka postuar edhe një video në të cilën shihen disa pamje nga spoti.

Këtë këngë ajo e ka bërë në bashkëpunim me rok bendin X Ambassadors dhe reperin Machine Gun Kelly.

Kënga e saj e fundit është “Meant to Be”, të cilën e ka punuar së bashku me Florida Georgia Line, dhe duket se është pëlqyer shumë nga publiku i gjerë pasi që ka arritur mbi 43 milionë shikime në kanalin e njohur YouTube.

This Thursday. New song. @machinegunkelly X @xambassadors X Me ??‍♀️

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha) on