Miriam Cani dhe Alban Skënderaj me një tjetër bashkëpunim

Miriam Cani dhe Alban Skënderaj me një tjetër bashkëpunim

14 nëntor 2017 17:45

Përveçse janë bashkëshortë, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj bashkëpunojnë edhe në jetën profesionale.

Çifti ka kënduar disa herë së bashku në skenën shqiptare dhe tani do të vijnë me një duet të ri.

Lajmi është aluduar nga vetë këngëtarja në rrjetin e saj social Instagram. Ajo ka publikuar një foto së bashku me Albanin me mbishkrimin: A jeni gati për duetin e radhës?

Kjo ka lënë të nënkuptohet se do të vijnë me një bashkëpunim të ri së shpejti.

Edhe në të kaluarën çifti i dashur për publikun shqiptar janë shfaqur në skenë duke kënduar së bashku, si edhe kanë realizuar duetet “Ende ka shpresë” dhe “Let me die with you” të cilat kanë qenë mjaft të suksesshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme