Showbiz

Shawn Mendes, artisti më i mirë i MTV EMA

Këngëtari kanadez Shawn Mendes u shpall artisti më i mirë gjatë ceremonisë MTV Europe Music Awards, që u mbajt të dielën në mbrëmje në Londër.

Artisti i ri, 19 vjeçar që ishte në garë me Ariana Grande, Ed Sheeran, Kendrick Lamar, Miley Cyrus dhe Taylor Swift, u shpall fitues në kategoritë artisti më i mirë dhe kënga më e mirë.

Lista e fituesve të çmimeve të edicionit të 24-të të MTV Europe Music Awards:

Artisti më i mirë: Shawn Mendes

Kënga më e mirë: “There’s Nothing Holdin’ Me Back”, e Shawn Mendes

Videoja më e mirë: Kendrick Lamar për klipin “Humble”

Artistja më e mirë pop: Camila Cabello

Artisti më i mirë elektro: David Guetta

Artisti më i mirë rrok: Coldplay

Artisti më i mirë hip-hop: Eminem

Artisti më i mirë francez: Amir

Artisti më imirë live: Ed Sheeran

Grupi më i mirëi fansave: Shawn Mendes

Veshja më e mirë: ZAYN

Fuqia e Muzikës: Rita Ora

Këngëtarja më e re: Dua Lipa

Këngëtari më i mirë italian: Ermal Meta

Ikonë botërore: U2

{gallery}