Shpresa Lleshaj arrin suksese në Amerikë me grupin “Flora Cash”

Shpresa Lleshaj arrin suksese në Amerikë me grupin “Flora Cash”

09 nëntor 2017 22:55

Ai është amerikan nga Mineapolis dhe ajo një shqiptare nga Suedia. Së bashku e formojnë grupin “Flora Cash”, një grup që ka arritur një sukses të konsiderueshëm dhe ka tërhequr vëmendjen e MTV-së, Hype Machine, Noisey, Wonderland, Spotify, etj.

Cole Randall në Amerikë dhe Shpresa Lleshaj në Suedi, janë njohur me njëri-tjetrin teksa kërkonin muzikë në “Soundcloud” në vitin 2012, raporton emisioni Express në KTV.

Pasi kanë rënë në dashuri me interpretimet e tyre, ata kanë vazhduar njohjen me biseda në Skype, e më pas Shpresa ka udhëtuar drejt Amerikës, ku kanë finalizuar jo vetëm lidhjen e tyre artistike, por dhe romantike. Kështu, në vitin 2014, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.

Flora Cash pas koncerteve në Suedi, Angli, Francë, Amerikë etj. dhe publikimit të tre EP -"Mighty Fine", “Made It For You”, “I Will Be There” dhe dy LP "Can Summer Last Forever", "Nothing Lasts Forever (And It's Fine)”, kanë krijuar një bazë të fortë fansash dhe siguruar vlerësimet më të mira të kritikës nga disa prej publikimeve më prestigjioze në botën artistike. “You’re somebody Else”, “For Someone”, “Roses on your dres” janë disa nga këngët të cilat janë publikuar me videoklip.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme