“Anywhere” e Rita Orës kënga më në trend në Britani të Madhe

“Anywhere” e Rita Orës kënga më në trend në Britani të Madhe

08 nëntor 2017 09:32

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, për javën e dytë rresht është duke prirë në listën e këngëve më trend në top-listën zyrtare të Britanisë së Madhe me këngën “Anywhere”.

Kënga udhëheq listën e 20 këngëve të reja me ndikim në Britani të Madhe.

“Anywhere” debutoi në pozitën e 20-të në listën e top-këngëve, ndërsa tani është në vendin e 11-të në total. Këtë të premte, ajo pritet të hyjë në top-7 këngët më të dëgjuara.

Përpos kësaj kënge, Rita Ora është në top-5 këtë javë edhe me këngën “Lonely Together” të lansuar në bashkëpunim me Aviciin. Ajo këngë është në pozitën e katërt.

Në top-20 të listës për këtë javë është edhe Dua Lipa me “New Rules” që pozicionohet e 17-a.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme