Showbiz

Remiksi i “New Rules” e bën këngën e Dua Lipës hit të viteve 80

Kënga “New Rules” nga Dua Lipa është shndërruar ndër hitet më të mëdha pop sivjet.

Megjithatë, një remiks i “Initial Talk” ka kthyer këtë në hit të viteve të 80-ta.

“Initial Talk” ka thënë për “Fader” se për këtë krijim është inspiruar nga kënga “Two of Hearts” e Stacey Q.

Remiksi shoqërohet me një videoklip të veçantë pikërisht të asaj kohe.

“New Rules” e Dua Lipës e lansuar më 7 korrik deri tani ka grumbulluar më shumë se 550 milionë klikime.