Melania Trump takohet me nxënës japonez, praktikon edhe kaligrafi

Melania Trump takohet me nxënës japonez, praktikon edhe kaligrafi

06 nëntor 2017 08:58

Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, bashkë me presidentin Donald Trump po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Japoni.

Melania Trump nuk qëndroi shumë dhe u nda nga Donald Trump e e vazhdoi vizitën me fëmijët, shkruan CNN, transmeton Koha.net.

Derisa presidenti shijonte shfaqjen ceremoniale të forcave ushtarake japoneze, Melania ndau kohën e saj me disa nxënës, të cilët u kënaqën me praninë e saj.

Ajo vizitoi shkollën fillore Kyobashi Tsukji që ka rreth 200 nxënës.

Nxënësit në mes të tjerash, nuk lanë edhe pa e përqafuar Melanian, e më pas e ftuan të praktikojë edhe kaligrafi.

Ajo u ul në bankat e shkollës dhe bashkë me nxënës shkruante e ndante momente të bukura me ta, shkruan CNN.

Platforma e Melania Trump, përqendrohet kryesisht tek ndihma e fëmijëve.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme