Dua Lipa nis turneun botëror, mbrëmë performoi në Belgjikë

Dua Lipa nis turneun botëror, mbrëmë performoi në Belgjikë

04 nëntor 2017 10:21

Dua Lipa ka ditë që ka njoftuar për turneun e saj më të madh në Evropë.

Ajo do të mbajë 20 koncerte në 9 vende të ndryshme, transmeton Koha.net.

Ka nisur përgatitjet në Britaninë e Madhe, ndërsa mbrëmë, Lipa mbajti një koncert në Antwerp të Belgjikës, e ku nga fotografitë e publikuara në rrjetin e saj social Instagram, duket numri i madh i fansave të saj.

Koncertin e mbajti në Arena Lotto, ku ka performuar këngët e saj më të njohura.

Lipa ka thënë se me këtë turne, dëshiron që të njihet sa më shumë me fansat e saj, dhe të tregojë se është më shumë se vetëm një këngëtare dhe një pamje e bukur.

 

Dank je Antwerp, 03.11.2017, The Self-titled tour 🌹 // shot by @pixielevinson

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme