Showbiz

Emeli Sande performon në Tiranë

Këngëtarja e njohur Emeli Sande, do të vijë të performojë në Tiranë, Shqipëri.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sande e gjithashtu edhe i pari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Sande do të performojë më 29 nëntor, ditë e mërkurë në Tiranë.

Ndër këngët më të njohura të Sande janë: “Read all about it”, “Next to me”, “Hurts”, “My kind of Love”, “Clown”, “Highs and Lows”, “Heaven” e shumë të tjera.

“Jam shumë e lumtur që do të performoj për herë të parë në Shqipëri dhe që do të jem pjesë e festës Nata e Bardhë në Tiranë, më 29 nëntor 2017-të”, ka shkruar Sande në Facebookun e saj.

{gallery}