Akuzohet për ngacmim seksual, Dustin Hoffman kërkon falje

Akuzohet për ngacmim seksual, Dustin Hoffman kërkon falje

01 nëntor 2017 19:27

Dustin Hoffman është figura e fundit e Hollywoodit, që është akuzuar për keqtrajtim seksual, në valën e skandalit të Harvey Weinsteinit, pasi që një shkrimtare e akuzoi aktorin se e kishte prekur kur ajo ishte në moshën 17-vjeçare.

Anna Graham Hunter ka akuzuar aktorin, tashmë 80-vjeçar, se ishte sjellë në mënyrë të pahijshme dhe i kishte folur rreth seksit në vitin 1985.

“Ai më kërkoi t’i bëja masazh në këmbë. Ai nisi të flirtojë haptas dhe më kapi për të pasmet. Ai nisi të flasë për seks para meje”, ka thënë Hunter.

Aktori Hoffman ka kërkuar falje nga shkrimtarja, duke thënë se i vjen keq që e ka vënë në situatë të pakëndshme, transmeton KP.

“Kam respekt të madh për gratë dhe ndihem tmerrësisht për diçka për të cilën mund të kem bërë për ta vënë në një situatë të pakëndshme”, ka thënë ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme