Akuza të reja kundër Spaceyt për ngacmim seksual

Akuza të reja kundër Spaceyt për ngacmim seksual

01 nëntor 2017 09:03

Një figurë tjetër e Hollywoodit publikisht ka akuzuar aktorin Kevin Spacey për ngacmim seksual.

Tony Montana, një regjisor dokumentarësh, ka thënë se ylli i serisë së njohur “House of Cards” e ngacmoi në një lokal në Los Angeles gjatë vitit 2003.

Ai ka thënë se ishte duke punuar në lokal kur Spacey erdhi aty me disa shokë.

“Shkova për të porositur një pije dhe Kevin [Spacey] erdhi dhe vendoi krahun rreth meje”, ka thënë Montana për Radar.

“Ai më tha të shkoja me të, të largoheshim nga aty. Ai me forcë vendosi krahun dhe më tha: ‘Kjo tregon se të kam në pronësi’”.

Montana, i cili ishte rreth të tridhjetave në kohën kur ndodhi incidenti, ka thënë se aty ishte hera e fundit kur e ka parë Spaceyn.

“Kurrkujt nuk i kam treguar për këtë, përveç terapeutit”, ka thënë Montana.

Regjisori ka thënë se vendosi të bënte publike këto ngacmime pasi lexoi për akuzat që i janë bërë Spaceyt.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme