Showbiz

Netflixi ndalon sezonin e fundit të “House of Cards” shkaku i Spaceyt

Descriptive Text

Realizimi i sezonit të fundit të serisë “House of Cards” është ndaluar me efekt të menjëhershëm pas akuzave që i janë bërë aktorit Kevin Spacey për sulm seksual.

Kompania realizuese “Netflix” ka vendosur të suspendojë realizimin e sezonit të fundit me qëllim që të adresojë shqetësimet ndaj ekipit të serisë së njohur.

Suspendimi i sezonit të fundit ka ardhur vetëm dy ditë pasi aktori Anthony Rapp akuzoi se Spacey kishte tentuar ta sulmojë seksualisht në vitin 1986, kur Rapp ishte vetëm 14-vjeçar.

Spacey, i cili ishte 26-vjeçar në atë kohë, ka pohuar se nuk i kujtohet tentim sulmi, por kërkoi falje përmes së cilës konfirmoi se është gay.

“Netflixi” gjatë të hënës njoftoi për anulimin e serisë “House of Cards” pas përfundimit të sezonit të gjashtë, por të martën përmes një komunikate konfirmoi suspendimin e prodhimit para se të nisë sezoni i fundit.