Jackman në rolin e Enzo Ferrarit

Jackman në rolin e Enzo Ferrarit

13 mars 2017 18:06

Aktori i njohur australian Hugh Jackman raportohet se do të jetë në rolin kryesor në filmin biografik për themeluesin e kompanisë automobilistike Ferrari, Enzo Ferrari.

Filmi që pritet të lansohet gjatë viteve të ardhshme e bashkon Jackmanin me regjisorin e njohur të filmave Michael Mann.

Sipas “Deadline”, Jackman do të luajë rolin e Enzo sa ishte i ri, si shofer i garave dhe ndërmarrës, ndërsa aktorja suedeze Noomi Rapace do të luajë rolin e gruas së tij, Linda.

Filmi kishte nisur të zhvillohej qe 17 vjet, por pas disa ndërprerjeve, ai pritet të lansohet në vitin 2019.

Fokusi i filmit do të jetë kryesisht në rivalitetin mes Ferrarit dhe Maseratit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme