Stili i Victoria Beckham vjeshtë-dimër 2017/18

Stili i Victoria Beckham vjeshtë-dimër 2017/18

30 tetor 2017 14:16

Fustane, bluza, funde dhe këmisha oversize është moda e vjeshtë-dimër 2017/2018 dhe Victoria Beckham e di mirë.

Është mbretëresha e posh dhe stili i saj flet qartë. Mjafton pak për të krijuar pamjen e një gruaje suksesi.

Përkushtim minimal, rendiment maksimal. Fundi kosh me bel të lartë kombinuar me këmishë të bardhë oversize, apo këmisha ngjyrë qielli po oversize, kombinuar me fund ngjyrë vishnje .

Sërish oversize edhe këmisha e bardhë kombinuar me fundin me pala të gjelbër.

Për të vazhduar me pantallona dhe tuta të zeza oversize, kombinuar me atlete të bardha për të bërë kontrast.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme